I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë artisti Martin Pano. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me projektet e tij që ka publikuar por edhe për ato që pritet të vijnë. Një nga këngët e cila është gjithashtu pjesë e The Top List quhet “Isabel” por çfarë do të thotë për Martinin që të publikojë një këngë tani në fund të muajit shtator por me nuanca verore?
Shumë njerëz më kanë thënë që ka nuanca verore, por nuk është vetëm me nuanca verore ka edhe ‘fall vibes’.
Si ka lindur bashkëpunimi me Alban Kondin dhe Fabian Bashën?
Unë i thashë që dua të punoj diçka që e kisha nisur disi- disi dhe i dhamë drejtim të gjithë së bashku.
Sa e vështirë është në të vërtetë kjo industri muzike ku jo vetëm Martin Pano por edhe artistë të tjerë po tentojnë të kapen mirë me forcat e tyre?
Është pak e vështirë, duke folur edhe nga prespektiva personale mund të mendohesh 1 milion herë se cili është hapi yt i radhës, ku do të shkosh, çfarë do të bësh e para dhe cili është plani.
Si lindi “Isabel” dhe pse kjo zgjedhje?
“Isabel” sepse është një akronim shumë i bukur që ka dalë nga emri Isabel që do të thotë “është një bukuroshe”. Ishte një rastësi ishin në studio dhe thjesht erdhi në një moment kur ishim duke punuar mbi vijën melodike sepse nuk e kishim punuar akoma tekstin. Ishte diçka që erdhi ‘boom’.
Ku ndryshon Bojken Lako nga Fabian Basha për Martin Panon?
Në fakt kanë shumë të përbashkëta do të thoja, ishin shumë gallatë në studio, në videoklip. Një eksperiencë shumë e bukur.
Si ishte për Martin Panon të punonte me Adrian Hilën dhe Rozana Radin?
‘Studio session’ me ta nuk do t’i harroj kurrë. Ishte shumë bukur, Adi i donte gjëra pikë me presje, shumë i përpiktë. Për “Një si ti” erdhi nga Rozana Radi një tekst bllok i shkruajtur dhe ishte vetëm një fjalë e lënë me pikëçuditëse a do ta linin por e vendosëm ta linim në versionin që është.