Irena Metalla është një nga hyrjet më të reja në klasifikimin zyrtar të Top Awards.
Rreth 4 javë më parë, Irena ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku. E titulluar “Melodi”, kjo këngë pozicionohet në vendin e 35-të, falë sugjerimeve të shumta nga ana e fansave të këngëtares.
Por kush është Irena Metalla?
Irena Metalla është vetëm 18-vjeç dhe ka publikuar deri tani rreth 4 projekte muzikore. Ajo ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël por prezantimi i saj i parë me publikun ka qënë në moshën 16-vjeçare me këngën “Jo sja vlen”.
Kjo këngë u pasua me këngët “Kohe e humbur” dhe balada “Enderr”, e cila ka qënë gjithashtu pjesë e klasifikimit të “The Top List”.
Por përveçse me këngët e saj, Irena ka tërhequr vëmendjen edhe me faktin që ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Edhe pse e re në industrinë e muzikës shqiptare, Irena numëron rreth 14 mijë ndjekës në Instagram, të cilët këngëtarja i quan “Irenators”.
Lidhur me numrin e madh të ndjekësve të saj, Irena është shprehur: “Në fakt kur nxorra këngën e parë kisha shumë ëndrra si çdo vajzë që këndon, që një ditë dhe unë do kisha “fansa”, vënë kjo në thonjëza sepse për mua janë mike të vogla që i dua pafund dhe tani që lexoj mesazhet e tyre, të cilat më mbështesin shumë, ndihem shumë me fat. Ato erdhën duke u rritur gradualisht në numër sikurse dhe mosha ime dhe këngët e mia”.