Eldis Arrnjeti, një artist i ri në tregun muzikor shqiptar, ka publikuar këngën e tij të radhës titulluar “Kthehu”. Ky projekt përshtatet mjaft mirë me vokalin e tij të fuqishëm dhe vjen këtë javë si pjesë e “The Top List”.
Eldis Arrnjeti është një ndër rocker-ët më të rinj në industrinë muzikore. Ka studiuar në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në instrumentin e fagotit dhe instrument sekondar saksofon. Pjesëmarrës që në fëmijëri në aktivitete të ndryshme nga ku është vlerësuar edhe me çmime në festivale lokale në Shkodër. Eldis ka qenë fitues i çmimit të dytë në Festivalin “Pranvera Fest” dhe Festivalin “Akullorja Fest”.
Gjithashtu pjesëmarrës në spektaklin “Gjeniu i Vogël 7” ne vitin 2016. Në vitin 2021, merr pjesë në konkursin “Këngë moj” ku fiton çmimin e dytë. Në Mars 2021, Eldis Arrnjeti merr pjesë në “Kënga Magjike 2021” me këngën “Akoma Jo”, për herë të parë në kategorinë New Artist. Me 27 tetor 2021 merr pjesë në Tributen “Gent Demaliaj dhe Djemtë e Detit” në Amfiteatrin e Tiranës.
Në Dhjetor 2021, Eldis Arrnjeti merr pjesë në Festivalin e 60-të në RTSH me këngën “Refuzoj, ku fitoi çmimi e tretë. Më datë 31 Maj 2022, Eldis Arrnjeti publikon videoklipin “Ftohtë”. Kënga është kompozim i Bujar Dacit, teksti u shkrua nga vetë Eldis Arrnjeti, teksa për arranzhimin u kujdes Sajmir Çili. Produksioni audio u realizua nga Sajmir Çili.
Në Shtator 2022, Eldis Arrnjeti merr pjesë në “Kënga Magjike 2022” me këngën “Lutem”. Në Nëntor 2022, Eldis Arrnjeti dhe Xhuli Pjetraj marrin pjesë në Festivalin “Luleborë”, Shkodër, me këngën “Nuk ban za“, ku fitojnë çmimin e tretë. Më datë 9 Mars 2023, Eldis Arrnjeti publikon videoklipin “Kthehu”. Teksti i këngës u përgatit nga vetë Eldis Arrnjeti, teksa për arranzhimin u kujdes Genti Lako. Gjithashtu aktiv në muzikë Live në qytete të ndryshme në Shqipëri ku luhet muzika rock.