“Maje” është një tjetër projekt i ri që i është shtuar klasifikimit të Top Awards këtë javë. Arta është autorja e këtij projekti muzikor, e cila falë mbështetjes nga ana e publikut, është pozicionuar në vendin e 89-të.

Me një stil mjaft të vecantë dhe shumë ritmik, “Maje” pritet të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Kush është Arta?

Arta Kabashi, e cila së fundmi ka zgjedhur të prezantohet me thjesht Arta, është një emër i dëgjuar në tregun muzikor shqiptar.

Arta ka nisur të merret me muzikë që në fëmijëri por në mënyrë profesionale ka thuajse 4 vite.

Arta, e cila është motra e Ana Kabashit, nuk është vetëm një këngëtare por gjithashtu edhe një tekstshkruese shumë e talentuar.

Artistja jo vetëm i shkruan këngët por edhe i krijon dhe më pas, së bashku me producentin, i japin projektin final.

“Maje” e ka rikthyer Artën pas dy vitesh mungesë në tregun muzikor shqiptar por pas kësaj pauze, këngëtarja ka vendosur të vijë me disa projekte të tjera të reja, në mënyrë që emri i saj të njihet sa më shumë.

Momentalisht, Arta është nën menaxhimin e shtëisë diskografike, “Onima”.