Flori Mumajesi prej kohësh nuk ka publikuar projekt të ri muzikor, madje disa muaj më parë, ai zbuloi se kishte fshirë disa nga këngët e tij nga kanali i Youtube, për të parë nëse muzika e tij do i mungonte publikut. Vetëm disa javë më parë, përmes një postimi, Flori dhe Luiz Ejlli, u përfolën se po punojnë për një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet në muajin tetor.
Së fundmi, Flori ka bërë disa postime në profilin e tij zyrtar në Instagram, përmes të cilave ka lënë të nënkuptojë që dikush ka thyer besimin e tij. Fillimisht ai ka publikur një gotë të thyer, e cila është ngjitur me leukoplast dhe bashkangjitur saj, shkruan:
Eshtë ajo gota që po u thye, nuk e zëvëndëson më kurrë. Ja kështu e ngjisim sa herë ndodh.
Në postimin pasardhës, ai ka publikuar një foto të një gote plastike, bashkangjitur së cilës shkruan:
Ju prezantoj me zgjidhjen.
Flori ka vijuar më tej me postimet e tij në Instastory, duke publikuar disa gota qelqi, ku shkruan:
Se mos e di njeri se çfarë materiali është besimi, po nëse do ishte qelq, më mirë të mos ankohemi. Se imagjinoni të ishte tjetër gjë prej qelqi dhe besimi elastik i pathyeshëm.
Nuk është ende e qartë se kujt i drejtohet artisti me këto postime të njëpasnjëshme, por përmes tyre, mund të themi që dikush ka thyer besimin e tij. Ajo që mund të themi me bindje, është fakti që Flori i mungon shumë muzikës shqiptare me këngët e tij të reja dhe shpresojmë që shumë shpejt t’i rikthehet me projekte të reja.