Mbahuni sepse Aurela Gaçe ka ardhur sërish pranë fansave të saj me një projekt të ri muzikor. Të lumtur dhe krenar për muzikën dhe tekstin e kësaj kënge, publiku shqiptar ka mirëpritur prurjen më të re muzikore të artistes së tyre të preferuar, në të cilin ka ardhur paksa ndryshe.

Një artiste që i këndon të gjitha zhanret muzikore, Aurela nuk ka zhgënjyer me “Me mbaj”, e cila ka marrë sugjerimet e mjaftueshme nga ana e publikut për t’u bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Pas projektit “Adrenaline” në bashkëpunim me Genc Prelvukaj, Aurela ka zgjedhur të vijë me një stil të lezetshëm muzikor, duke e mbyllur mjaft suksesshëm këtë sezon veror.

Falë sugjerimeve nga ana e publikut, “Me mbaj” është pozicionuar në vendin e 74-t për këtë javë.