Javën e kaluar “Kryt Nalt” theu rekord! Ajo u ngjit me 34 pozicione duke u vendosur në krye të “The Top List”. Edhe këtë javë fansat nuk kanë reshtur së dëgjuari dhe së votuari dyshen e famshme 2PO2 dhe Unikkatil, pasi ky projekt muzikor mban sërish kreun e klasifikimit të këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që ka vetëm 3 javë që është bërë pjesë e listës, për dy javë “Kryt Nalt” është kënga më e pëlqyer e publikut shqiptar.

Sa i përket 4 vendeve më të nxehta të “The Top List” ato mbeten të njëjta se edhe në javën e kaluar, ndërsa në vendin e 5-të është renditur bashkëpunimi i Janex dhe dabo, “Wannabe”, i cili është ngjitur me 3 pozicione këtë javë.

Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është kënga më e re e Evi Recit, “In my room” ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është “Rose Gold” e G4shit.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, për këtë javë, është vetëm një i tillë dhe bëhet fjalë për “Don’t let me go” të Kanitës, duke lënë jashtë Keisi – “Sa larg”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 53-të e “The Top List”, Top Awards:

  1. 2PO2 ft. UniKKatiL – Kryt Nalt
  2. Majk – Fund
  3. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  4. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  5. Janex ft. Dabo – Wannabe
  6. Stanaj – Ain’t Love Strange
  7. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  8. Ledri Vula – A jena mire
  9. Gjiko – Je shku
  10. Besa ft. Flori – 123
  11. Era Istrefi – Bonbon
  12. Getinjo ft. Kida – Ku je
  13. Majk – Kcen
  14. Butrint Imeri – E jona
  15. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  16. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  17. Xuxi – Seven Days
  18. Kanita – Don’t let me go
  19. Sant & Marly – Ne Yo
  20. Getinjo ft. Nika – Njeri
  21. Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
  22. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  23. Ledri Vula – Kings
  24. Elvana Gjata – Njesoj
  25. Xhensila – High Love
  26. Bojken Lako – Sekret
  27. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  28. Gillespie – Aq me ben
  29. Evi Reci – In my room
  30. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  31. Samanta – Si Ai
  32. Lyrical Son – I re pishmon
  33. Oborri – Alfabeti ecen vete
  34. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
  35. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  36. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra jem
  37. Alban Skenderaj – Engjell
  38. Nora Istrefi – Majem
  39. Ardian Bujupi & Dalool – E embel
  40. Ermal Fejzullahu – Ai nuk ka me t’dasht si une
  41. Tuna – Bermuda
  42. Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashuri
  43. Venera ft. Lind – Siento Amor
  44. Alban Skenderaj – Duart Lart
  45. NRG Band – Mos ma le fajin
  46. Ylli Limani – Pritem se po vi
  47. Flaka Krelani – Fire
  48. G4shi – Rose Gold
  49. Lumi B. – Aha aha
  50. Dafina feat Rinor – Bottles Up