Krusita ka qenë ditën e djeshme e ftuar në studion e “Big Brother VIP Fan Club” pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ajo ka prezantuar për herë të parë live në studio këngën e saj të re “Dhurata”, që pritet të publikohet shumë shpejt zyrtarisht.

Më herët e ftuar në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, Krusita është shprehur për këtë projekt të ri:

Do dalë një këngë tjetër nga ky mini album me këngë shumë të ndjera që i kam shumë afër shpirtit. Titullohet “Dhurata”, është për Shën Valentin. Flet për dashurinë, si çdo këngë e imja, për dy njerëz që kanë filluar të njihen si shokë dhe më pas kanë përfunduar në dashuri.

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, ajo publikoi këngën “Lamtumir me vaj”, e cila u bë menjëherë pjesë e “The Top List”. Ajo u shpreh mirënjohëse për fansat që e kanë përkrahur dhe la të kuptohet se tashmë do të publikohen edhe këngët e tjera të EP së saj më të re.