Ledri Vula është padyshim një nga artistët shqiptarë më të dashur për publikun. Çdo projekt i tij është kthyer në një hit të padiskutueshëm. E së fundmi Ledri na ka surprizuar sërish fansat e tij.

Reperi ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri të titulluar “Amerikana”, që është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”. Madje jo vetëm kaq, por “Amerikana”, edhe pse një hyrje e re, ka arritur që të rrëmbejë fronin e kësaj jave. Teksa para pak ditësh publikoi një foto ku shfaqej i veshur me shumë stil dhe mund të themi me plot gojën shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shihnim, teksa pozonte para flamurit amerikan.

Ndërkohë në klasifikimin e Top 5 për këtë javë kemi pasur dhe të tjera ndryshime. Në vend të dytë pozicionohet Yll Limani me “Qaj” dhe vendi i tretë i takon Adrianos me “Por favor”. Nga ana tjetër një surprizë tjetër është vendi i 4-të, pikërisht Sardi me “A ja thash”, 16 vende më lart nga java e kaluar, ndërse në vend të 5-të renditet “E di” nga Elvana Gjata dhe Yll Limani.