Pas suksesit që korri me bashkëpunimin “Na e dina” me Gent Fatalin, Samanta erdhi me një tjetër projekt muzikor duke rrëmbyer zemrat e publikut.

E publikuar në fund të muajit tetor, “Si Ai” arriti të bëhej menjëherë pjesë e “The Top List”, ku që në javën e parë u rendit në vendin e 5-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për klasifikimin, i cili përbëhet nga 50 këngë.

Ndërkohë që ka 4 javë që është në top listë, ku janë vënë re disa ndryshime në pozicionim, kjo javë e ka ngjitur artisten me 8 pozicione, duke u renditur në vendin e 19-të.

Samanta vazhdon të jetë gjithashtu në “The Top List” me bashkëpunimin e saj “Na e dina”, e cila ka mundur t’i mbijetojë prurjeve të reja për 20 javë rresht.