Përveçse është një nga Dj më të kërkuar në klubet e natës, si në Shqipëri dhe jashtë saj, Dj Aldo po shkëlqen edhe me projektet e tij muzikore.

Ai korri një sukses të madh me bashkëpunimin e tij “Mos u nal” me NRG Band, ku shkëlqyen me performancën e tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards”. Por suksesi i tij në “The Top List”, Top Awards, vazhdon edhe me projektet e tjera që kanë pasuar këtë bashkëpunim.

Në fillim të muajit shtator ai vendosi të vinte me një tjetër bashkëpunimin me artistin Melloquence, duke sjellë kështu një tjetër hit muzikor.

“Hands Up” është projekti i Dj Aldos i cili prej 7 javësh vazhdon të jetë pjesë e Top Listës, ku këtë javë është ngjitur me 8 pozicione. Pavarësisht se kjo këngë është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, Dj Aldo nuk ndalet, ai përflitet se është duke punuar për një tjetër projekt muzikor, detajet e të cilit ende nuk janë bërë publike.