Ledri Vula është padyshim një artist me kuptimin e plotë të fjalës, një këngëtar shumë i talentuar dhe i dashur për publikun. Prej vitesh tanimë ai është ndër artistët më të preferuar të të gjithëve dhe që numëron një sërë hitesh.

Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për fansat e tij. E këtë verë Ledri ka qenë mjaft aktiv duke publikuar projekte të shumta të njëpasnjëshme, shpesh në bashkëpunim me artistë të tjerë shumë në zë, por edhe solo.

E tek një ndër to do të ndalemi tani. Kanë kaluar 11 javë që nga momenti i publikimit dhe “Monaco” vazhdon që të jetë një hit dhe një këngë që nuk harrohet lehtë.

“Monaco” vjen këtë javë me një ngritje prej plot 25 pozicionesh në klasifikimin e “The Top List”. Thënë kjo, ky projekt i ka siguruar sërish vendin në Top 5 Ledrit, duke e renditur në vend të tretë.