Killua rikthehet… Dhe çfarë rikthimi!
“Jeshile” mban titullin projekti më i ri i artistit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin “The Top Lust”. Edhe tek kjo këngë nuk kishte si të mungonte stili unik i Killua, teksti thumbues e një frymë komplet tjetër nga sa shohim shpesh.
Nëse mendoni se “Jeshile” është vetëm për ngjyrën, e keni gabim. E nëse mendoni se është vetëm për paratë, sërish e keni gabim.
Killua di të jetë i thellë dhe thumbues edhe në ato këngë që duken sipërfaqësore në pamje të parë. Fundja kjo është një nga aftësitë e tij më të mira.