Sa na kishte munguar! Kidda rikthehet pas gati një viti sërish në klasifikimin e “The Top List”.
Ai ka publikuar vetëm pak ditë më parë këngën e tij të re që mban titullin “Ça je” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikim. Madje kjo këngë arriti që ta pozicionojë atë menjeherë në Top 5.
Një vit më parë, bashkëpunimi i Xhensila Myrtezaj dhe Kidda, “Më do”, ishte projekti i fundit i tij në listë. Por tashmë ai ka ardhur solo dhe “Ça je” e sjell atë me një frymë shumë të freskët dhe interesante, por duke i qëndruar besnik stilit të tij.
Padyshim si çdo projekt i tij, edhe “Ça je” premton që të kthehet në një hit. Këtë e tregon edhe impakti i menjëhershëm që pati tek publiku, duke u përqafuar nga të gjithë fansat e tij.