Kidda rikthehet sërish me një këngë premtuese. “Lema” mban titullin projekti që e sjell atë në klasifikimin e javës të “The Top List”.
Edhe tek ky projekt, artisti i ka qëndruar besnik stilit të tij, pa dalë shumë nga kornizat. “Lema” është një projekt që ruan stilin e Kiddës, një përzierje e butë mes R&B, dancehall, dhe atmosferës verore.
Kidda me “Lema”, duket se është rikthyer disi në origjinë, pasi vetë kënga na sjell ndërmend dhe një projekt tjetër të artistit. Thënë ndryshe, “Ça je” na ngjason shumë me “Lema”.
“Ça je” është publikuar rreth një vit më parë dhe ka korrur goxha sukses, duke u kthyer menjëherë në hit. Dhe “Lema” ka të njëjtat premisa.
Dy këngët ngjasojnë goxha me njëra-tjetrën, si nga refreni, e po ashtu dhe videoklipi. Gjykojeni vetë…