Kida dhe Xhensila bashkuan forcat këtë sezon duke sjellë bashkëpunimin e tyre të parë muzikor të titulluar “Uh Baby”. Ndërkohë që dy këngëtaret bukuroshe i kemi parë në disa bashkëpunime të ndryshme me meshkujt, në këtë këngë ato kanë vendosur t’ju këndojnë atyre, madje duke iu kërkuar që të mos i mbajnë larg.
E publikuar rreth 4 ditë më parë, ky projekt muzikor është bërë menjëhërë qendra e vëmendjes, duke u bërë pjesë e “The Top List” dhe madje duke u pozicionuar mjaft mirë në këtë klasifikim.
Kida dhe Xhensila janë dy artiste tepër të kërkuara në tregun muzikor momentalisht dhe bashkëpunimi i tyre lë të nënkuptohet se do të jetë një sukses i garantuar por a ia kanë arritur ato qëllimit? Çfarë mendoni ju për këtë këngë?