Mak Zogaj rikthehet me një EP ‘flakë fare’. Ky projekt përbëhet nga 6 këngë ndër të cilat; “Mbreti i xhungllës, “Xhepat plot”, “Jetë”, “Ortokalli”, “Shumë nxehtë (Ufff Ufff)” dhe “Shivi i madh”.
Nga këto këngë të reja, njëra ia ka dalë që të hyjë në klasifikimin e javës të “The Top List”. Bëhet fjalë për “Shumë nxehtë (Ufff Ufff)”, që ka marrë më shumë vota nga publiku.
“Shumë nxehtë” sjell një ndjesi energjike dhe moderne që duket që nga vetë titulli. Me një ritëm të fuqishëm e me një shpërthim energjie, kjo këngë është tipike verore dhe do ta na shoqërojë në çdo ambient këtë sezon.
Kjo këngë është si një moment i ‘nxehtë’ i rrugëtimit muzikor të Mak Zogaj në “EPOKA”, një shpërthim energjie që të jep dëshirën të kërcesh e festosh. “Shumë nxehtë (Ufff Ufff)” është kënga që po sfidon temperaturat e larta këtë verë.