I ftuar në emisionin “Pardon My French”ka qenë artisti i njohur, Kelly. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me këngën e tij më të re “Sa u deshëm” dhe ka treguar se çfarë na pret në të ardhmen e afërt sa i përket karrierës muzikore dhe projekteve. Artisti ka treguar gjithashtu edhe se çfarë ka përgatitur për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e tij.

Mendoj se njerëzit kanë nevojë për pak muzikë të mirë dhe cilësore. Për atë që pak a shumë të quhet edhe muzikë elitare për njerëzit që e kuptojnë. Së shpejti do të ketë edhe rryma që janë bashkëkohore, nuk mund të mos ecim me hapin e muzikës konteporane që po ndodh, por që sigurisht duke ruajtur atë karakteristikën e të bërit muzikë të mirë. Edhe ajo do të trajtohet e bukur.

Para publikimit të këngës së tij më të re “Sa u deshëm” u publikuar një video shumë e shkurtër në rrjetet sociale që e paralajmëronte këtë projekt por pa emrin e artistit apo titullin. Një moment i video-s ky krijoi konfuzion tek të gjithë ndjekësit sepse po hasnin vështirësi për të gjetur se artisti që do të publikonte këngën ishte Kelly. Por çfarë mendon ai në lidhje me këtë?

Ishte një gjetje e bukur nga ana e marketingut të Top Media-s dhe sigurisht që edhe kënga është pritur mirë, reagimet kanë qenë goxha të bukura, mbështetja për muzikën e mirë, për tekstin dhe zërin. Shpresoj që edhe tek EP2 të jetë diçka më e thellë. 

Sa i përket EP1, Kelly tregoi se:

Është një projekt prej tre këngësh të cilat tashmë janë xhiruar. Unë kam dy EP për të nxjerrë. EP1 në të cilën janë tre këngë dhe kemi eche EP2 që besoj në vjeshtë, kur është edhe koha pak më romantike të lançojmë këngët e tjera. 

Si lindi bashkëpunimi me Top Media-n për projektet e tij të reja?

“Sa u deshëm” është propozuar brenda në BBV. Edhe një këngë tjetër, e cila do të publikohet. Në oborr e kam bërë këngën e parë, me lapsin e syve të gocave sepse nuk kishim me çfarë ta shkruanim. Të dytën tek sauna, një herë që hyra bëra këngë. Pasi dola nga BBV i finalizova, ishte një mbështetje goxha interesante që realisht i jep shtysë çdo artisti që bashkëpunon me Top Media-n. Shpresoj që të kemi më shumë bashkëpunime sepse ndihem si në shtëpinë time. Ku u frymëzua Kelly për këngën e re “Sa u deshëm”?

Në BBV shikoje shumë njerëz duke vuajtur ose bënin sikur vuanin. Nga vuajtjet e të tjerëve ne morëm penën dhe lapsin e syve. Duke qëndruar aty fillon dhe bëhesh edhe melankolik dhe dhimbja e tjetrit ndoshta të duket edhe si e jotja.