Kelly vjen me projektin e tij të ri në klasifikimin e “The Top List” dhe hyn menjëherë në Top 5. Artisti ka publikuar vetëm një javë më parë këngën “Sa u deshëm” në kanalin zyrtar të Top Media Music në YouTube. 

Një këngë dashurie, dhimbje dhe emocionesh, që do t’ju bëjë të dashuroheni pas saj që me dëgjim të parë. “Sa u deshëm” është projekti i parë që Kelly sjell që pas daljes së tij nga “Big Brother VIP Albania 4”.

Ky projekt është i pari nga EP-i i ri i Kellyt, që do të përmbajë tre këngë. Ndërkohë së fundmi artisti ka publikuar edhe këngën e dytë, “Si m’harrove”.

Na mbetet të shohim në vijim si do të jetë ecuria e Kellyt në “The Top List” me projektet e tij. Ndërkohë jemi gjithë sy e veshë për këngën e tretë të albumit…