Një përmbysje e kreut të “The Top List” për këtë javë. Këtë herë është bashkëpunimi i Kellyt dhe Egli Takos që mban vendin e parë.

“Ti” ka arritur që të zbresë nga froni projektin e Rozana Radit dhe Eglit, “Vajzat”. Kjo e fundit, kënga e krijuar brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mbante vendin e parë prej tre javësh radhazi.

“Ti” nga Kelly dhe Egli, arriti që të marrë menjëherë dashurinë e publikut që në çastet e para të publikimit. Ky projekt vjen pas bashkëpunimit të parë të dyshes në videoklipin “Ku je” të Kellyt.

Ky i fundit, madje ka shprehur dëshirën që kënga “Ti” të ketë dhe një videoklip të mirëfilltë. Na mbetet të presim dhe pak pas mbarimit të “Big Brother VIP 4” dhe kur Egli të përfundojë këtë eksperiencë të saj…