Keepman rikthehet fuqishëm në skenë me këngën e tij më të re, një projekt që përçon energji urbane, stil dhe autenticitet. “Santea” mban titullin kënga e tij e re që e sjell atë për herë të parë në “The Top List”.
“Santea” ka një beat të fortë dhe një atmosferë të veçantë, ndërsa Keepman shfaqet i sigurt në interpretim dhe i drejtpërdrejtë në tekst. Keepman vazhdon të punojë vazhdimisht dhe të sjellë muzikë cilësore.
“Santea” është një këngë që i përshtatet kohës dhe tregon se artisti po ecën përpara me ide të qarta dhe sound modern. Kënga e tij më e re, “Santea”, është realizuar në bashkëpunim me producentin Kollaps Music në Paris.
Për ata që nuk e njohin, Keepman është rap artist, i lindur në Shkup dhe i rritur në Francë. Ai ka qenë ish-anëtar i labelit PINT. Në karrierën e tij ka bashkëpunuar në këngën “Thirri Krejt Shoqet” me MC Kresha dhe Lyrical Son, si dhe në këngën “Homing”. Diskografia e tij përfshin dy albume dhe një EP. Albumi i parë, i publikuar nën labelin PINT, titullohet “Specimen”, ndërsa albumi i dytë, i realizuar si artist i pavarur, mban titullin “Ni Sofër Budall”. EP-ja e tij titullohet “Avec le sourire”.