Kjo javë solli me vete plot projekte, e bashkë me to dhe artistë të rinj që debutojnë për herë të parë në Top Awards. Ja se për cilët bëhet fjalë…
Hygi, emrin e saj të vërtetë e ka Hygerta. Ajo ka lindur në Lezhë në vitin 1998. Hygi është në hapat e parë të karrierës së saj artistike dhe deri më tani ajo ka publikuar tre këngë të sajat në YouTube, “Baby Booo”, “Love & Money” dhe “Fell”. Kjo e fundit e sjell atë për herë të parë në Top Awards. Hygi, pjesën më të madhe e ka ushtruar profesionin e saj në lokale të ndryshme duke kënduar live. Muzika që ajo këndon është reggaeton oriental, afro, pop, por në vazhdim shprehet se do të eksperimentojë dhe në rryma të tjera.
Stacks, emrin e tij të vërtetë e ka Albert Staka. Ai ka lindur në vitin 2000 në Londër, Angli, ku dhe është rritur. Stacks është me origjinë nga Malësia e Madhe, Koplik, Çezme. Artisti ka studiuar për 4 vite në shkollë muzike. Ai ka filluar të merret profesionalisht me muzikë që në moshën 18-vjeçare, gjë që e ndjek deri më sot.
Malsho e ka bërë debutimin e parë në muzikë në vitin 2019 kur publikon “Tokyo Drift”. Në vitin 2021, Malsho publikon albumin “War Dogs”. Në vitin 2022 ai sjell projektin “Summer House”. Një vit më vonë ai në bashkëpunim me Daxter publikojnë “King Kong”. Po në 2023, ai vjen me disa projekte, “Welcome To The Bando”, “Shqipe Milano”, si dhe “Maybach” në bashkëpunim me Stresin, Il Ghost, Riflo dhe Daxter. Në qershor 2024, projekti i Stresit në bashkëpunim me Malshon, e sjell këtë të fundit për herë të parë në Top Awards.