Me talentin e Kanitës jemi njohur rreth një vit më parë, kur ajo publikoi projektin e suksesshëm muzikor, “Don’t Let Me Go”. Kjo këngë, e cila arriti të renditej në pozicionet më të mira të klasifikimit e “The Top List”, rezultoi e tepër e pëlqyer për publikun shqiptar por jo vetëm. Në një intervistë që patëm me menaxherin e Kanitës, Arian Demolli, ky i fundit shpjegoi se kjo këngë u rendit në shumë klasifikime europiane në vendet e para. Ai ka shtuar gjithashtu se “Don’t Let Me Go”, në “Shazam”, ka qënë në shumë shtete në vendin e parë dhe vazhdon ende të jetë pjesë e “Top 100” në Rusi dhe Hungrai.
Pas këtij suksesi, Kanita ka vendosur të vijë me një tjetër projekt muzikor në gjuhën angleze, i cili gjithashtu ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. “They Said” mban titullin prurja më e re e 16-vjeçares së talentuar, e cila është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u renditur në vendin e 48-të.
E kontaktuar nga “Top Awards”, Kanita ka zbuluar më shumë rreth këngës më të re dhe planeve që ka për të ardhmen.
Top Awards: Për çfarë flet kënga “They Said” dhe çfarë rryme muzikore i përket ajo?
Kanita: Kënga “They Said” flet për dashurinë që një vajzë ka ndaj një djali, ku të tjerët i thonë që ka një tjetër dhe duhet ta lërë. Po dashuria e saj ndaj tij është më e madhe se fjalët e të tjerëve. Për shumë duhen të dëgjojnë këngën….I përket rrymës pop/dance.
Top Awards: Me kë keni bashkëpunuar për këtë projekt muzikor? Kush është kujdesuar për tekstin, muzikën dhe klipin?
Kanita: Kënga është bërë nga producenti im Boban Apostolov gjithashtu dhe teksti. Kënga është miksuar dhe masterizuar në Paris. Videoklipin e ka realizuar “Galaktika Pictures”. Për të gjithë projektin në detaje është përkujdesur menaxheri im, Arian Demolli.
Top Awards: Pse keni vendosur të vini përsëri me një projekt tërësisht në anglisht? Keni menduar të sillni projekt në gjuhën shqipe?
Kanita: Kam sjellë një këngë anglisht për vetë faktin se kënga “Don’t let me go” pati një jehonë të madhe dhe u inkuadrua në playlista të mëdha europiane dhe u luajt në shumë radio, duke qenë në “Shazam” në vendet e para në shtete si Greqia, Rumania, Russia, Ukraina, Hungaria etj. Kemi nënshkruar një kontratë me “Warner Music” për këtë këngë. Me pak fjalë do mundohemi që edhe kjo këng të pasojë suksesin e “Don’t let me go”. Po kjo nuk do të thotë që nuk do të sjellim në të ardhmen dhe këngë shqip.
Top Awards: Edhe pse ka pak ditë që është publikuar “They Said”, si kanë qënë reagimet e para të publikut?
Kanita: Reagimet kan qenë mjaft të mira, jam shumë e kënaqur por këngëve në tregun europian iu duhet më shumë kohë që të bëhen hit dhe të hyjnë në klasifikime të ndryshme muzikore. Këtë gjë e vumë re dhe tek “Don’t let me go”, të cilës iu desh 8 muaj që të bëhej hit.
Top Awards: Sa ka ndryshuar Kanita që nga projekti i saj i fundit, “Don’t let me go”?
Kanita: Besoj se kam ndryshuar si në imazh si dhe në ngjyren e zërit sepse sa vjen dhe më piqet. Besoj edhe vokalisht jam më mirë dhe më e ushtruar.
Top Awards: Edhe pse është shumë shpejt, ka ndonjë projekt që po pret të publikohet?
Kanita: Afër verës do sjellim version remix të këngës “They said” nga një Dj rumun i njohur. Por deri në fund të vitit mund të ketë një bashkëpunim me një Dj ose këngëtar me famë botërore.
Top Awards: Si ndihesh që je sërish pjesë e “The Top List” dhe që renditesh në vendin e 48-të?
Kanita: Eshte privilegj për mua që jam sërish pjesë e “The Top List”. Shpresoj të arrij më lartë dhe të jem për një kohë të gjatë pjesë e saj.
Top Awards: Një mesazh për të gjithë ndjekësit e muzikës tënde?
Kanita: I falenderoj shumë të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën time. Premtoj që nuk do i zgenjej dhe shumë shpejt do sjell gjëra shumë të bukura për ta.