Kanita korri një sukses të jashtëzakonshëm që në momentin e parë që u bë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku falë votave të publikut arriti në zonën më të nxehtë të renditjes.
Ndërkohë që java e 60-të rezultoi fatale për projektin e saj muzikor “Don’t Let Me Go”, duke mbetur jashtë listës, këtë javë talenti 15-vjeçar është rikthyer sërish në listë por kësaj radhe me një “remix” të kësaj kënge.
Ky projekt muzikor, i “remix-uar” nga Gon Haziri, një producent i talentuar, ka tërhequr gjithashtu vëmendjen edhe të vendeve europiane si Rumani dhe Greqi, duke u transmetuar në kanale të ndryshme radiofonike si dhe duke kryesuar klasifikime të ndryshme muzikore.
Për këtë javë “remix” i “Don’t Let Me Go” qëndron në vendin e 43-të.
Menaxheri i Kanitës, Arian Demolli, ka zbuluar për “Top Awards” se Kanita ka përgatitur dy projekte të reja muzikore në anglisht, të cilat priten të publikohen në muajin shtator në bashkëpunim me “Heaven Music Greece”.