Yll Limani është duke punuar për këngën e tij më të re, në bashkëpunim me producentin e tij Fatjon Miftari. Por këtë herë, procesi krijues nuk është kufizuar vetëm në studio.

Fatjon Miftari ka marrë pajisjet profesionale edhe gjatë turneut veror të këngëtarit, duke e kthyer dhomën e hotelit në një hapësirë të improvizuar regjistrimi. Në një pamje të ndarë nga vetë Ylli, shihet Fatjoni duke përgatitur mikrofonin, ndërsa këngëtari shkroi:

“Po m’shtin me inçizu këngën e re edhe njëherë (kjo është hera e tretë që e inçizoj)”.