Nëse ishit duke kërkuar për lajmin më të këndshëm të javës, ja ku e keni… Kelly rikthehet me projektin e tij më të ri muzikor.

Vetëm pak çaste më parë, artisti ka publikuar këngën “Sa u deshëm” në kanalin zyrtar të Top Media Music në YouTube. Një këngë dashurie, dhimbje dhe emocionesh, që do t’ju bëjë të dashuroheni pas saj që me dëgjim të parë.

“Sa u deshëm” është projekti i parë që Kelly sjell që pas daljes së tij nga “Big Brother VIP Albania 4”. Ky rikthim i tij po pritet mjaft pozitivisht nga fansat e artistit, të cilët duhet thënë se janë të shumtë në numër.

“Sa u deshëm” është kënga që po kërkonit për të gjetur një pjesëz nga vetja dhe për t’ju drejtuar emocioneve tuaja më të thella. Kjo këngë është e para nga EP-i i ri i Kellyt, ndërkohë që në ditët në vijim, do të publikohen edhe dy projekte të tjera.

Ku i dihet… mbase shumë shpejt Kelly mund t’i kthehet dhe rock-ut që e karakterizon më së miri. Por tani, le të përhumbemi nën tingujt e “Sa u deshëm”!