Prej disa kohësh Ronela Hajati ka lajmëruar se disa prej projekteve muzikore janë gati dhe albumi i saj thuajse ka përfunduar dhe duket se do të publikohet  së shpejti. Dhe së fundmi, artistja ka sjellë këngën e parë të albumit “Bardhë e zi”.

“Jeta kriminale” mban titullin kënga e saj më e fundit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt e ka renditur Ronelën në vend të 73-të të listës në javën e parë të publikimit.

Një këngë interesante dhe me një videoklip mjaft ngacmues, “Jeta kriminale” nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e gjithë publikut. Me flokët e shkurtra dhe ngjyrë gri, me një veshje shumë sportive dhe me një armë në brez, këngëtarja ka habitur ndjekësit me ‘look-un’ e saj.

Por jo vetëm kaq, dhe realizimi i klipit ka ardhur shumë origjinal, fundja si çdo projekt i Ronelës. ‘Savage’ është mbase fjala që i përshtatet më së miri artistes.

Edhe pse duhet ta pranojmë që kështu nuk e kemi parë ndonjëherë Ronelën, prapa hekurave të burgut. Edhe sa do të na surprizojë ajo me këngët e tjera të albumit vallë?