Çdo javë publikon një këngë të re, mund t’ju duket e pabesueshme por është e vërtetë, ky reper është i vendosur që çdo javë, të nxjerrë në treg një këngë të re.
Ka vetëm një javë që është publikuar si dhe vetëm një javë që është bërë pjesë e “Top Awards” por “Grande” menjëherë ka arritur të marrë mbi 3 milionë klikime në kanalin e “Youtube” si dhe të pozicionohet në vendin e 6-të në listën zyrtare të 20 hiteve të muzikës shqiptare.
Por ende nën shijen e suksesit të kësaj këngë, 1 javë më pas, Noizy ka publikuar një tjetër projekt muzikor të titulluar “Not gonna talk”, i cili ka ardhur i shoqëruar me një videoklip.
“Not gonna talk”, është kënga e dytë e albumit të reperit, “Zincity”, i cili ka premtuar se çdo javë do të publikojë këngë të re, të shoqëruar me videoklip.