Gjatë javës së kaluar janë publikuar disa projekte të reja muzikore ku pjesa më e madhe e tyre janë bërë menjëherë pjesë e “The Top List”. E tillë ka qënë edhe kënga më e re e Ledrit, “A jena mire”, e cila që në javën e parë të publikimit, jo vetëm që është bërë pjesë e renditjes por ka arritur të pozicionohet menjëherë ne vendin e dytë.
Por duket se kjo javë është padiskutim java e Ledri Vulës, pasi ai shihet të jetë pjesë e 10-shes më të nxehtë të Top Listës, me tre këngë.
Përveç, “A jena mire”, që e rendit artistin në vendin e dytë, janë gjithashtu bashkëpunimet me Flori Mumajesin, “Beautiful” dhe “Nuk ma la” që e rendisin atë përkatësisht në vendin e 9-të dhe të 10-të.
Pavarësisht se nuk kap kreun, Ledri mund të konsiderohet si artisti më i suksesshëm i kësaj jave.