Java e fundit e vitit shënon gjithmonë një moment reflektimi dhe përmbledhjeje, jo vetëm për ngjarjet personale, por edhe për muzikën që ka shoqëruar publikun gjatë muajve të fundit. Këtë vit, “The Top List” u pasurua ndjeshëm pikërisht në javën përmbyllëse, duke u kthyer në javën me më shumë hyrje të reja. Këngët e reja sollën emocione, stile të ndryshme dhe emra të njohur të skenës shqiptare.

Nga “M’ke mu” nga Anxhelo Koçi, tek “Pa Ndjenja” nga Mr X dhe “Paranoj” nga OSS dhe Adion lista e kësaj jave është shumë gjithëpërfshirëse. Nga ana tjetër, këngë si “Heronjt n’përrallë” nga LetSkillua dhe “Fosforon” nga Shkodra Elektronike i japin listës një frymë alternative dhe eksperimentale, duke treguar se publiku është gjithnjë e më i hapur ndaj tingujve ndryshe dhe më pak komercialë.

Megjithatë, java e fundit e vitit dominohet dukshëm nga Yll Limani, i cili hyn në The Top List me një numër të jashtëzakonshëm këngësh. Hyrje si “Taxi”, “Po nisna sonte”, “Kthem”, “Mjegulla” dhe “No.1”, “Kisha dashtë me t’fal”, “Rruga”, “Me ta ni” apo “O sa mirë pa ty”. Këto këngë nuk janë thjesht hite të momentit, por histori personale që prekin ndjeshmërinë e një audience të gjerë.

Java e fundit e vitit në “The Top List” nuk ishte thjesht një mbyllje kalendarike, por një kulm muzikor. Me një larmi zhanresh, emocionesh dhe artistësh, kjo javë na solli plot surpriza.