Janex është një nga artistet më të reja të muzikës moderne shqiptare, e cila është futur fuqishëm në treg. Pas një suksesi që korri me “Memories”, Janex ka vendosur që kësaj radhe të vijë me një bashkëpunim, me të cilin ka goditur menjëherë në shenjë.
Në një intervistë të dhënë për Top Awards, Janex ka zbuluar disa detaje për këngën më të re të titulluar “Wannabe” në bashkëpunim me Dabo dhe për planet e së ardhmes.
Si lindi ideja e këngës “Wannabe”? Sa i përket stilit të saj, ka ngjashmëri me “Memories”?
“Wannabe” ishte thjesht një “beat” që unë e kisha krijuar kohë më parë dhe u “zbulua” gjatë post produksionit të videos së “Memories”, me të cilën Donaldi u dashurua menjëherë pasi e dëgjoi. Kështu u kuptuam madje pa folur fare që kënga rradhës do ishte pikërisht ai “Beat” dhe fillimisht menduam të bënim një tip bashkëpunimi me The XX . Përsa i përket ngjashmërisë, e vetmja gjë që lidhet më të është ky fakt që lartpërmenda.
Cilët janë bashkëpunëtorët e këtij projekti muzikor?
Ky është një bashkëpunim me “Tull Produciton”, të cilëve iu dërgova “demon” dhe ata e finalizuan. Përsa i përket videos këtë herë jemi në bashkëpunim me kompaninë e filmit “Papadhimitri”.
Deri tani kënga është publikuar vetëm në “Spotify”, “Deezer”, “Beatport” dhe “iTunes”, si kanë qënë reagimet?
Deri më tani reagimet janë tepër të mira dhe mikluese, duke e diferencuar atë nga produksionet e tjera shqiptare. Tregon që po i jap diçka ndryshe dhe ky fakt më bën të lumtur sepse tregon që ia kam arritur qëllimit tim.
Kur do e kemi këngën në “Youtube”?
Së shpejti. Shumë shpejt. Ok po e them! Javën e ardhshme kënga do jetë në “Youtube” dhe jam duke numëruar ditët për ta publikuar!
Që në javën e parë të publikimit, “Wannabe”, u fut në Top Listë, duke u bërë pjesë e 11-shes më të nxehtë të klasifikimit. E prisnit këtë reagim të publikut?
Ne fakt nuk e prisja ose të paktën nuk e prisja kaq shpejt!
Edhe pse është paksa heret, në mendjen tuaj vazhdon puna? Kur do kemi gjëra të reja nga ju?
Nuk është asnjëherë heret për mua. Jam në rrymë konstante pune, të cilën s’kam ndërmend ta ndal. Pas “Wannabe” do publikohen projekte të tjera për të cilat mezi po pres, por do i zbuloj pak më vonë…
Në një status në “Facebook” ke treguar se disa mendojnë se po kopjon Miley Cyrus? Sa e vërtetë është kjo?
(Qesh) Përve se kur e ndiqja Hannah Montana me motrën e vogël, nuk kam patur më të bëj me Miley Cyrus. Fatmirësisht frymëzohem nga një kategori tjetër artistësh. Megjithatë njerëzit janë të lirë të mendojnë çfarë të dëshirojnë, nëse disave ju duket ashtu, për mua është ok.
Dallohesh për një sens të mirë humori, mendon se kjo është një mënyrë për të qënë sa më afër fansave të tu?
Mendoj që është një veti që jam e bekuar që e kam dhe shqiptarët në veçanti kanë nevojë për shumë dozë të tillë. Besoj që është diçka që do më mbajë gjithmonë afër “fansave”. Në fakt nuk arrij ta mendoj dot veten ndryshe pasi unë jam pjesë e tyre, ashtu si dhe ata janë pjesë e imja. Dhe besoj kështu do jetë gjithmonë.