Ajo korri një sukses të madh me projektin muzikor “Memories” por kënga që erdhi pas saj korri akoma më shumë sukses.

“Wannabe” titullohet projekti i Janex në bashkëpunim me dabó, i cil ka dalë në treg që prej muajit nëntor. Edhe pse ka 17 javë që është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, kjo këngë vazhdon ende të pëlqehet dhe votohet nga publiku.

Gjatë kësaj jave “Wannabe” është ngjitur me 7 pozicione, duke u renditur në vendin e 40-të.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Janex është shprehur se gjatë këtij viti do publikohen disa këngë nga ajo.

Ndërkohë që fansat presin prurjen e re të Janex, ata nuk harrojnë ta votojnë atë në topawards.top-channel.tv