Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri të titulluar “Çupa nga Vlora”, duke u rikthyer përsëri në renditje  e “The Top List”. Ne po ju rikujtojmë se sa herë e kemi parë Aurelën me këngët e saj si pjesë e klasifikimit.

Aurela Gaçe hyri në “The Top List” për herë të parë me një projekt në bashkëpunim me këngëtaren Fifi, të titulluar “S’nuk”. Kjo këngë erdhi si surprizë për publikun duke u nisur dhe nga stili i kundërt i dy artisteve. Por kjo nuk zhgënjeu aspak duke marrë parasysh dhe energjinë e madhe që të dyja ato përçojnë.

“Të Dua”, ka qenë një tjetër këngë e suksesshme e artistes, por kësaj here me nota pak më të buta nga sa jemi mësuar t’a shohim.

Aurela bashkoi forcat me një tjetër artist duke u rikthyer si pjesë e klasifikimit. Ai ishte Genc Prelvukaj dhe projekti i tyre u titullua “Adrenalinë”. Dhe pikërisht si titulli i kësaj kënge, ishte dhe ky bashkëpunim kaq i fortë.

“Veten dua gjallë” ishte ndoshta kënga më e pëlqyer nga publiku, duke qendruar kështu për disa kohë si pjesë e “Top 5”. Kjo këngë flet për një problematikë shumë aktuale siç është dhuna ndaj grave.

Aurela preku dhe mallëngjeu kaq shumë njerëz me projektin e saj “Mu thanë sytë” me një tematikë të tillë si malli dhe largësia fizike.

“Më mbaj” ishte një tjetër sukses i këngëtares dhe që rezultoi shumë i pëlqyer nga publiku. E kush mund t’a mbajë Aurelën fundja?

“Shpirt i shpirtit tim” rezultoi po ashtu tejet e pëlqyer nga publiku në atë kohë.

“Lento Lento” e solli sërish Aurelën më energjike, më të fuqishme dhe më në formë se kurrë, siç vetëm ajo di të jetë.