Ledri Vula ka publikuar me 27 nëntor, këngën e tij më të fundit të titulluar “Robot”. Kënga deri tani ka marrë 929,215 klikime dhe duket se është pëlqyer shumë nga fansat e hip-hop-it.

Komentet në Instagramin e reperit tregojnë që fansat e kanë mësuar shumë shpejt edhe tekstin e këngës, të shkruar nga vetë ai. Muzika është realizuar nga “Big Bang” dhe është bërë tashmë pjesë e “The Top List”, duke zënë vendin e katërt që në javën e parë të hyrjes.

Videoklipi i realizuar nga “Fejz” është me ngjyrat bardh e zi, metodë që e kemi parë edhe në videoklipet e mëparshmë të tij. Rikthimi i fuqishëm i tij flet për një njeri të suksesshëm i cili është i ftohtë dhe pa ndjenja, pra si një ‘robot’.

Nëpërmjet kësaj ai do të na tregojë të mos dorëzohemi pavarësisht sfidave, derisa të arrijmë majat ashtu siç edhe ai thotë:

” Jom çaç high mvyn nje aeroport
Jom çaç fly mvyn nje aeroport”