Auron Deva është një nga artistët më të rinj që i bashkohet së fundmi Top Awards. Ai ka publikuar këngën e tij të parë me titullin “Opera” që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë.

Auron Deva është një 21-vjeçar nga Gjakova. Ai ka përfunduar studimet për Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhment, dega Performim Vokal.

Auron është këngëtar, këngëshkrues dhe fitues i shumë çmimeve në festivale vendore dhe ndërkombëtare si: fitues i çmimit të dytë në Festivalin “Teen Fest” në Gjilan, fitues i çmimit “Grand Prix” në festivalin “Lyra Fest” në Gjakovë, fitues i çmimit “Grand Prix” në Festivalin lnternacional “Music Land” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, fitues i dy çmimeve “Grand Prix” në Festivalin “Viva Italia” në Romë të Italisë, fitues i çmimit të parë në Festivalin “Preparing Stars” në Rumani. “Opera” është kënga e tij e parë debutuese.