“Betohemi“, ishte kënga falë të cilit Bardhi arriti një sukses të jashtëzakonshëm, një projekt muzikor që u rendit në krye të klasifikimit të “Top Awards”, për tre javë rresht.

Pas atij hiti, Bardhi ka vijuar të punojë fort për të projekte të reja, të cilat për hir të së vërtetës akoma nuk kanë mundur të mposhtin suksesin e “Betohemi”.

“Lot” mban titullin projekti më i ri i artistës, i cili ka vetëm pak ditë që është publikuar. Mbështetja nga ana e publikut ka arritur ta pozicionojë “Lot” në vendin e 97-të.

Vija melodike si edhe teksti janë punuar nga vet Bardhi, ndërsa producentë të saj janë Çelik Lipa dhe Jetmir Agaj. Sa i përket videoklipit, ai i është besuar “Imagine Films”.

Momentalisht artisti gjendet në klasifikimin e “Top Awards” me tre këngë në total, “Betohemi”, e cila pozicionohet në vendin e 32-të, “Do te doja” në vendin e 80-të si edhe “Lot” në vendin e 97-të.