Nëse kujtonit se kishit parë çdo gjë nga Ibro Deli, mendohuni sërish. Artisti i njohur ka publikuar projektin e tij më të ri dhe ka habitur jo pak publikun.

Ibro Deli, reperi i njohur i njohur për këngët e tij unike, ka sjellë projektin më të fundit “Jarana” që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Si gjithmonë një titull mjaft interesant dhe me ritmet tipike që i përshtaten më së miri, por nuk ndalet me kaq.

Ibro ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut me maskën inovative të fytyrës, të cilën e ka mbajtur në videoklipin e tij më të fundit për këngën “Jarana”. Kjo maskë e veçantë për fytyrën është bërë tërësisht nga cigaret, duke i dhënë asaj një pamje të veçantë që plotëson në mënyrë të përkryer stilin unik të Ibro Delit.

Maska e fytyrës me cigare është bërë një trend në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Stili i tij kaq i veçantë, ia ka dalë sërish që të godasë e të krijojë përshtypje tek të gjithë ne.

Përveç kësaj ideje kaq risi dhe unike, artisti ka arritur që të përçojë edhe një mesazh me anë të kësaj maske. Ajo që e dallon Ibro Delin nuk është vetëm talenti i tij muzikor, por edhe aftësia e tij për të krijuar zhurmë rreth artit të tij.

Kur ju paralajmëruam që nuk keni parë ende asgjë nga artisti, nuk e thamë më kot… “Jarana” pozicionohet këtë javë në vend të 56-të të listës.