Samanta ka surprizuar publikun me projektin muzikor të radhës. Si kurrë më parë, këngëtarja e njohur ka përzgjedhur të vijë ndryshe, duke hyrë thellë në kulturën indiane.

“Ku ma le” titullohet prurja më e re e artistes, e cila kësaj radhe ka bashkëpunuar me shtëpinë diskografike “Cricket”, duke sjellë notat e muzikës indiane.

E kuruar në çdo detaj me veshjet e kësaj kulture, është pikërisht Miranda Dupi ajo që është kujdesur për imazhin e këngëtares, duke e sjellë tepër origjinale.

Kjo këngë ndryshe e Samantës është mirëpritur nga publiku shqiptar, i cili e ka sugjeruar pafund që kënga të futet në klasifikim dhe falë mbështetjes së tyre, “Ku ma le” është hyrja e re më e suksesshme e javës, duke u renditur në vendin e 28-të.

Pavarësisht komenteve pozitive, ka patur edhe nga ata ndjekës të rrjeteve sociale, të cilët kanë kritikuar Samantën për këtë zgjedhje, duke u shprehur se një artist shqiptar nuk duhet të promovojë kulturën arabe por atë tradicionale shqiptare.