“Knej nga Durrsi” ishte hyrja më e re e javës së kaluar por kjo javë ka sjellë një sukses të jashtëzakonshëm për grupin më të ri në tregun muzikor shqiptar, HitBoyz.
Ndërkohë që javën e kaluar, ky projekt muzikor pozicionohej në vendin e 50-të, gjatë kësaj jave ai është ngjitur me 44 pozicione, duke u renditur në vendin e 6-të. Duket se publiku ka reaguar mjaft mirë ndaj kësaj hyrjeje të re, ku falë votave në topawards.top-channel.tv, e kanë shndërruar HitBoyz në fenomenin e javës.
HitBoyz është një grup që përbëhet nga 4 anëtarë, me origjinë nga Durrësi. 4 djemtë, të cilët kanë kohë që njihen me njëri-tjetrin, vendosën të bashkonin fuqitë për të nxjerrë në treg, projektin e tyre të parë muzikor. Muzika për katërshen nuk është e rastësishme, pasi të gjithë ata studiojnë në shkollën e muzikës.
HiBoyz përbëhet nga: Fation Agua, 20-vjeç, i cili është Dj/Producent dhe Audio Inxhinier, Andi Xhokola 19-vjeç, producent/kantautor, Rrafael Jubi, i njohur me emrin e artit Rrafa-kitarist dhe Klejdi Hodo 17-vjeç, Hip Hop Artist.
Ndërkohë që Fationi, Andi dhe Rrafaeli kanë shumë vite që njihen me njëri-tjetrin, Klejdi është bërë pjesë e grupit vetëm 6 muaj më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=aF2D3390zrg