Prej thuajse një muaj, shqiptarët gjenden në vetëizolim për shkak të pandemisë që ka pushtuar gjithë botën. Gjatë kësaj periudhe artistët shqiptarë kanë zgjedhur të jenë sa më pranë fansave të tyre duke ndarë me ta momentet se si po i kalojnë këto ditë karantinimi.

Një ndër artistet që ka prekur më shumë publikun është artistja e dashur, Aurela Gaçe, e cila ka ndarë historinë e trishtë të jetës së saj.

Për shkak se kishte udhëtuar drejt Amerikës, Aurelës së bashku me disa kolegë të tjerë i është dashur të qëndrojnë në vetëizolim për 14 ditë larg familjarëve të tyre. Kështu që Aurela nuk duhet të takonte vajzat e saj për 14 ditët në vazhdim.

Nisur nga fakti se shumica e njerëzve po i mërziteshin këtij vetëkarantinimi, Aurela ka zbuluar për të gjithë ndjekësit një ndër ngjarjet e jetës së saj, të cilën nuk e kishte ndarë më parë me publikun.

Ajo ka rrëfyer se i është dashur të qëndrojë për 6 muaj në regjim shtrati gjatë kohës që ka qënë në pritje të ardhjes në jetë të vajzës së dytë.

Ajo është shprehur se këto 6 muaj kanë qënë shumë të vështirë për të pasi as nuk mund të lëvistë , të kërcente apo të gatuante por që duhet të qëndronte vetëm në shtrat.

Në postimin e saj, Aurela ka publikuar gjithashtu një foto me lot në sy teksa vajza e saj e madhe, Grace, është nisur me pushime me gjyshen e saj, ndërkohë që Aurela duhet të qëndronte larg saj.

Pas gjithë kësaj ngjarje, Aurela është nëna më me fat në botë pasi në krahët e saj ajo mban dy mrekulli, Grace dhe Abigail.

Artistja momentlisht është bashkuar me familjen e saj dhe po shijon vajzat por njëkohësisht vazhdon të jetë edhe pranë publikut të saj përmes rrjeteve sociale.