Po të kthehemi pas në kohë, rreth 6 vite më parë, kujtojmë se Luanës iu dedikua një këngë për shkak te veshjeve me ngjyrë të kuqe që ajo vishte herë pas herë. Ishtë pikërisht kënga me titull “Ngjyra e Kuqe”, kënduar nga Adrian Gaxha, ajo që u përfol gjatë si një dedikim për Luanën.
Por sigurisht që ngjyra e kuqe është gjithmonë tërheqëse, kështu që Greta Koçi ka vendosur të vijë e kuqe si gjaku në projektin e saj më të ri muzikor.
Ndërkohë që shumë fansa shkruajnë që Greta Koçi është kthyer në Gretën e dikurshme, këngëtarja ka sjellë në qendër të vëmendjes një këngë me ngjyrën e kuqe duke na sjellë ndërmend Luanën shumë kohë më parë, e cila cmendte të gjithë me ngjyrën e kuqe.
Mbështetja e fansave e kanë futur këtë projekt muzikor menjëherë në “The Top List”, duke u renditur në vendin e 63-të. Se cili do të jetë pozicionimi i këtij projekti javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë javët në vazhdim.