Ndërkohë që ka paralajmëruar projektin e tij të ri, i cili ka përfunduar dhe pritet të dalë në treg shumë shpejt, Gjiko vazhdon të shijojë suksesin e “Je Shku”.
Vitin e kaluar reperi erdhi me disa projekte muzikore, duke korrur një sukses të madh në tregun shqiptar. Por Gjiko vendosi ta mbyllte 2015-ën me “Je shku”, me të cilën duket se goditi në shenjë.
Edhe pse ka rreth 3 muaj që ka dalë në treg, ky projekt muzikor vazhdon të votohet vazhdimisht nga fansat në topawards.top-channel.tv duke bërë që për 11 javë të qëndrojë në klasifikimin e “The Top List”.
Falë votave të publikut, “Je shku” këtë javë është ngjitur me 6 pozicione, duke u renditur në vendin 22-të.