Një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Gjiko, ka bërë një kthim të fuqishëm. Pas një periudhe të gjatë mungese në muzikë, Gjiko është kthyer në qendër të vëmendjes me një projekt të ri.

Artisti ka sjellë së fundmi këngë e tij më re në bashkëpunim me Mak Zogaj. “Ehemmm” mban titullin projekti i tyre i fundit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, kohët e fundit artisti nuk ka qenë mjaft aktiv në muzikë.

“Ehemmm” e ka rikthyer Gjikon sërish në “The Top List” pas një pauze mjaft të gjatë. Ndoshta këtu kanë ndikuar dhe disa probleme që ai pati me ligjin në vitin 2022.

Tashmë duket se gjithçka është lënë pas dhe Gjiko është më i fokusuat se kurrë tek muzika. “Ehemmm” edhe pse një hyrje e re e javës ka arritur që të pozicionohet në vend të tretë të “The Top List” momentalisht.