Ai është 25 vjeç, nga Peja, dhe emri i tij i vërtetë është Asdren Gjikoli, por të gjithë e njohim si GJIKO The FlyBoy. Ju të gjithë e mbani mend nga Top Fest, si dhe shumë këngë hip hop të suksesshme, mes të cilave: “IAM”, “MSD”, “Bari Terla”, “Si me def”, etj. Këngët e tij janë mjaft të pëlqyera dhe listojnë shumë klikime në YouTube.

Javën që po lamë pas, Gjiko erdhi me një projekt të ri, brenda zhanrit të tij, atë me titull “Hajt Hajt”. Këtë herë, ai ka bërë një zgjedhje të pazakontë, që mund ta kish bërë me kohë: vendos të bashkëpunojë me vëllain e tij, Big Bang Beats, autori i “Shumë pis” të Erës dhe Ledrit, “Njo si ti”, etj. Dhe ka bërë shumë mirë, pasi menjëherë pas publikimit të “Hajt Hajt”, Gjiko shkon drejt e në vendin e gjashtë në Top List për këtë javë! Ç’të themi tjetër: Rroftë familja!