Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Ndër të ftuarit ishte dhe artisti Gjergj Kaçinari, i cili njihet si një ndër zërat më të mirë të muzikës rock. Ai nuk ngurroi të shprehte vlerësimin e tij për albumin e ri të Keisit, por gjithashtu u ngacmua dhe me një pyetje pikante…
Albumi i Kejsit do të jetë sensacion në tregun muzikor shqiptar, a mendon se jemi të mbingopur me muzikë që dëgjohet vetëm për dy muaj?
Ky është një fenomen mbarbotëror, nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Në Shqipëri po konsumohet gjithnjë e më shumë muzikë jo e mirë, por ky nuk është një fenomen i ri. Çdo gjë po kthehet në konsum të shpejtë, telefonat, makinat, këngët… Kështu që nuk është nevoja ta trajtojmë me kaq dramatizëm. Unë nuk e kam dëgjuar albumin, di ta dëgjoj sot. Shpresoj të jetë sa më i bukur.
Artisti nuk kishte si t’i shpëtonte dhe pyetjeve rreth fenomenit të “Big Brother VIP”. Gjergj u shpreh se nuk e ndiqte, por i pyetur nëse do të merrte pjesë, u përgjigj kështu…
Këto eksperimente sociale gjithmonë më pëlqejnë. Edhe filmat i shoh me të tilla eksperimente, trillera psikologjikë. I tillë më duket dhe “Big Brother” dhe më duket shumë ‘fun’ si gjë. Nuk besoj se do të kisha përqafuar ftesën, por që asnjëherë nuk i dihet…