Lindur në Shkodër më 30 Maj 2000 dhe rritur në Bruksel, Belgjikë, Genvis është një producent dhe DJ shqiptar. Ai nisi karrierën e tij në muzikë në moshën 14-vjeçare. Shumë shpejt ai pati sukses me remixe të këngëve shqiptare.

Ai tashmë menaxhon ekipin “Electronic Music Albania”, ku ka në përbërje një grup të madh producentash të rinj shqiptarë. Ai jeton aktualisht në Belgjikë dhe ka kryer studimet universitare për Përkthim-Interpretim. Në vitin 2019, Genvis nxorri albumin e tij të parë të titulluar “Qyteti i Ëndrrave”. Në vitin 2020, ai publikoi albumin i tij të dytë “Sunflower”.

Së fundmi ai ka publikuar një ‘mashup’ të Elvana Gjatës, Don Xhonit dhe Bardhit. ”Mall” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List” dhe renditet në vend të 99-të të listës.