Pasi i dedikoi një këngë ish-it, Gent Fatali duket se e ka harruar atë dhe ka gjetur ngushëllim tek një balerinë, të cilës ka vendosur t’i dedikojë këngën e radhës.
Këngëtari i njohur ka vetëm dy javë që ka nxjerrë projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Balerina”. Në këtë projekt, Gent Fatali ka bashkuar fuqitë me një tjetër këngëtar, të quajtur Lazy.
“Balerina” duket se ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të Gentit dhe Lazy-t por gjithashtu edhe të fansave të dyshes, të cilët falë votave të tyre, kanë bërë që kjo këngë të futet në klasifikimin e “The Top List” ku për këtë javë pozicionohet në vendin e 48-të.
Me tekst të Gent Fatalit dhe Çartanit, ky projekt muzikor mban vulën e shtëpisë diskografike “Max Production”.