Edhe pse është një këngëtare tepër aktive në tregun muzikor shqiptar, duket se Adelina duhet të bënte një “gabim” që të bëhej pjesë e “The Top List”. Këngëtarja e njohur ka rreth dy javë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar, “Gabim i Bukur”

Me tekst të Petro Xhorit, prodhuar nga Irkenc Hyka, kjo këngë i dedikohet një dashurie të cilësuar si gabimi më i bukur i bërë ndonjëherë. Falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut, Adelina është renditur në vendin e 87-të.

Përveçse një muzike të bukur, Adelina ka ardhur mjaft në formë në klipin e kësaj kënge, duke u kujdesur deri në detajë për pamjen e saj fizike.