Mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up”, artisti i njohur G-Bani, po ashtu dhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke komentuar edhe situatat e fundit të ndodhura mes banorëve…

Si u ndjeve nga dalja jote në atë mënyrë?

Më erdhi keq, sepse nuk e shpjegoj dot me fjalë çfarë situate emocionale kisha. Nga njëra anë ishte babi, e nga ana ana tjetër po ikja nga një ambient me ndjenja shumë të forta, do më mungonte shtëpia, do më mungonte një njeri aty brenda. Nga momenti që ika nga aty e deri sa arrita në shtëpi, kam pasur njerëz që më pyesnin si është babi dhe e bënte më intensive situatën. Sa të poshtër ca njerëz që i bëjnë ca foto si paparacë. Është ofenduese, është kriminale. Ta shikosh që kisha atë hall që kisha dhe ta kesh mendjen të më bësh foto. Është falcitet.

Për kë thua që do të merrte malli?

Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.

Ke pasur komunikim me Redin, të dashurin e Danjës?

Nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh.

Cila ishte gjëja me e mirë që të ka ndodhur në shtëpi?

Gjëja më e mirë që mora, ishte fakti që shumë njerëz njohën një Arban pa filtra, kush jam unë, e gjitha kjo më ndihmon që njerëzit të më pranojnë me të mirat e të këqijat te mia në përditshmëri.

Kush janë banorët që ti i ke pasur më shumë afër?

Livia dhe Lori janë dy banoret që i përqafoja dhe ndihesha mirë. Ndaj meje kanë qenë të çiltra, të sinqerta. Unë kam një veti që e gjej sinqeritetin edhe aty ku nuk ekziston, por tek ato nuk kishte nevojë se ishte aty.

Si e komenton situatën tënde me Valbonën?

Ndodhën shumë dinamika, është shumë e pabesueshme. E kam shumë xhan Valbonën, mendoj se kemi qenë dy personat më dinamikë aty brenda. Më vjen keq që doli, i ka dhënë shumë shtëpisë. Çfarë ka bërë Aldo, çfarë ka bërë Laerti, Danja? Valbona ka bërë lojë dinamike, ka ngritur zërin për veten e vet dhe për të tjerë. Kemi qenë të ngjashëm që e ngrinim zerin të dy. Simpati kam pasur, jo pëlqim, ishte si tip hakmarrje për pjesën e dushit. Iu futa pykë në lidhjen me Laertin.

Nëse do të kishe një kuti Pandore, çfarë vendimi do të merrje?

Unë dhe Danja në nominim kokë më kokë që të ikte ajo e të qetësohesha. Vetëm kur jam futur tek shpella jam qetësuar. Nuk haja dot, rashë nga pesha.

Si e vlerëson “Big Brotherin” tënd?

“Big Brotherin” tim e vlerësoj me shumë ulje-ngritje, pa strategji. Të një njeriu që e dinte se ku po futet, jo me kë po futet. Isha si turist kur u futa në fillim. Nuk i njihja ata. Një Skëndërbe artistik i rikthyer në atdhe pas shumë vitesh.

Si të duket Aldo? Ai doli nga shtëpia të shtunën por kishte biletë kthimi…

Aldo skuth, jo sepse nuk doli, por sepse ashtu është. Rrinte me atë gjuhën intelektuale, përpiqej të përdorte dhe fjalë të mëdha. Mundohej t’i nxirrte fjalët e tua kundër teje. Aldon e shpëtoi Danja, se Aldo ishte majdanoz, do kishte dalë shumë më përpara. Rrinte me të sepse i duhej një skuth si puna e vet. Është dhe diell dhe skuthe.

Po Gjesti si të duket?

Gjesti është ‘ps’. Shumë i zgjuar por është shejtan budalla, dinak. Nuk beson tek ndjenjat. Është krejt e kundërta ime në dashuri. Jo se nuk dashuron, por është futur aty pa u ndikuar nga asgjë. Me Eglin nuk ke pse bie në dashuri. Me Danjën bie në dashuri. Është shumë e lehtë të mos biesh dashuri me atë që zgjodhi Gjesti. Gjesti e gjeti shtëpinë e përçarë.

A bëri mirë Egli që u rikthye?

Shumë mirë bëri që u rikthye. Po bën pjesën e dytë e asaj që bëri në fillim, vetëm me shumë informacion. Egli e do Gjestin, Gjesti jo.

Po çifti Loredana-Jozi?

Lori e do Jozin, Jozi nuk e do Lorin. Është lojë, nuk është lojë e shëmtuar por është lojë.

Cilët janë finalistët sipas teje?

Unë do të doja Danjën, Rozanën, Gertën, Loredanën.