Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.

Anxhela Peristeri ka sjellë një bashkëpunim me G-Bani, rikrijimin e hitit të tij të vitit 2006 me Crazy Girl, që mban titullin “Të dua”, këngë të cilën e këndoi ditën e sotme G-Bani në “E Diell”.

Kujtojmë, se G-Bani ishte pjesë e “BBV4”. Ai është përjashtuar nga gara, si masë e ndërmarrë kundrejt dhunës e cila është rreptësisht e ndaluar në çdolloj forme dhe në çdo situatë.